Secondary Adv

Nis stervitja berthamore ne kufirin e NATO, Putin: Legjitimiteti i Zelenskit ka mbaruar

Rusia dhe Bjellorusia po kryejnë një stërvitje të përbashkët ushtarake bërthamore, ndërsa për presidentin rus Putin këtu nuk ka asgjë të pazakontë.

 

Ndërkohë u shpreh se Zelenskyt i ka mbaruar mandati.

 

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret që lejon konfiskimin e pronave amerikane në rast të shpronësimeve ndaj subjekteve ruse në Amerikë.

 

Kjo lëvizje e Putin vjen përpara mbledhjes së vendeve G7 dhe vendimeve për përdorimin e interesit për asetet e ngrira ruse për të përfituar Ukraina.

 

Ndërkohë, Rusia dhe Bjellorusia kanë zhvilluar stërvitje të përbashkët bërthamore.

 

Putin shprehet nga Bjellorusia, teksa takoi presidentin Lukashenko, se këtu nuk ka asgjë të pazakontë.‘Nuk ka asgjë të pazakontë në krahasim me punën e vetë bllokut të NATO-s.'

 

Sakaq, Putin ka dhënë edhe një koment për presidenti ukrainas Zelensky, të cilit i skadoi mandati më 20 maj. Putin shprehet se kreu i shtetit ukrainas nuk ka më legjitimitet./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat